10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ministri Çavuşoğlu takon homologun Bushati

Më të lexuarat

Në fokus të takimit janë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare

 

– Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fokus të takimit janë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Në përfundim të takimit që po mbahet në selinë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, të dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Ministri Çavuşoğlu, do të realizojë takime me zyrtarë të lartë të Shqipërisë, si presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Kryediplomati turk e filloi dje vizitën në Shqipëri, ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në universitetin e Fondacionit Turk Maarif, Universitetin New York Tirana, si dhe realizoi një takim me anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO).

Pas përfundimit të vizitës në Shqipëri, ministri Çavuşoğlu do të realizojë një vizitë në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit