8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ministri Bushati vizitë zyrtare në Francë

Më të lexuarat

Sipas një njoftimi zyrtar nga MPJ e Shqipërisë thuhet ministri Bushati gjatë kësaj vizite është takuar me homologun e tij francez, Jean-Marc Ayrault.

Kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Francë, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky samit do të mbahet në Paris në fillim të muajit korrik, si etapa e radhës e Procesit të Berlinit, në vazhdën e samiteve të organizuara në Berlin (2014) dhe Vjenë (2015).

Sipas një njoftimi zyrtar nga MPJ e Shqipërisë thuhet ministri Bushati gjatë kësaj vizite është takuar me homologun e tij francez, Jean-Marc Ayrault. Në deklaratë thuhet se dy ministrat kanë shprehur angazhimin e përbashkët për ta intensifikuar më tepër bashkëpunimin dypalësh në sektorë strategjikë, bazuar në historitë e suksesit në fushën energjetike dhe atë të mbrojtjes.

Ministri Bushati e ka siguruar homologun e tij francez për angazhimin e qeverisë shqiptare për forcimin e shtetit ligjor në ekonomi. Në këtë kontekst Bushati ka vlerësuar përfshirjen e kompanive franceze në investime strategjike në Shqipëri dhe rajon, siç është gazsjellësi TAP.

Duke iu referuar sfidave që po përjeton sot Evropa nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, dy ministrat kanë rikonfirmuar nevojën e koordinimit të agjencive të specializuara në përballimin e tyre.

“Ministri Bushati ka informuar gjithashtu për përgatitjet e udhëhequra nga Shqipëria për nënshkrimin gjatë Samitit të Parisit të marrëveshjes për themelimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor që do të ngrihet në Tiranë për të financuar projekte që rrisin mobilitetin e të rinjve në rajon, mundësitë për kualifikime profesionale dhe shkëmbimet kulturore. Samiti i Parisit duhet të ofrojë mundësi të reja për rininë, veçanërisht në bashkëpunimin midis universiteteve dhe njohjen e ndërsjellë të diplomave”, theksohet në njoftimin zyrtar të MPJ të Shqipërisë.

Gjatë vizitës në Francë, Bushati zhvilloi gjithashtu takime me kryetaren e Komisionit të Jashtëm në Asamblenë Kombëtare të Francës, Elisabeth Guigou, dhe me sekretarin e Përgjithshëm për Çështjet Evropiane, Philippe Léglise-Costa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit