3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

“Mini Shengeni” ballkanik, i dëmshëm për Kosovën

Më të lexuarat

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të integrimeve evropiane e kanë kundërshtuar nismën e Shengenit Ballkanik.

Blerim Reka, Lisen Bashkurti, Sabri Kiçmari dhe Vigan Qorolli kanë vlerësuar se kjo iniciativë rajonale është e dëmshme për Republikën e Kosovës dhe duhet të refuzohet.

Sipas tyre, pas kësaj nisme fshihen shumë të panjohura që nuk e marrin për bazë realitetin politik të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, shkruan gazeta Epoka e Re.

“Është një lëvizje emocionale dhe jo e menduar mirë në rrafshin strategjik. Është një lëvizje ndarëse ballkanike”, ka thënë ish-ambasadori Kiçmari.

Ndryshe, takimi i fundit i liderëve të Ballkanit Perëndimor është mbajtur të dielën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, si vazhdimësi e takimit të Novi Sadit për krijimin e një “Mini-Shengeni” mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë.

Pjesëmarrjen në këtë takim e refuzoi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ngase siç ka thënë ai, Kosova ishte anashkaluar në takimin e parë në Novi Sad të Serbisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit