6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Mimoza Kusari i përgjigjet Arbana Xharrës

Më të lexuarat

Mimoza Kusari

 

Askush kurrë nuk ndalohet të varroset me shenjat e veta fetare në varrezat e qytetit në Gjakovë.
Në varrezat e qytetit në Gjakovë varrosen të krishterë e muslimanë bashkë. Protestantët kanë kërkuar të ndahet parcelë e veçantë. Parcela të veqanta nuk ka të ndara as për muslimanë dhe as për katolikë.
Varrezat janë pronë Komunale dhe administrohen nga kompania publike “Çabrati” dhe nuk administrohen as nga bashkësia Islame dhe as nga kisha katolike.

E përditshmja “Zëri” e paska ushqy gjuhën e urretjes fetare që asnjëherë nuk ka ekzistu dhe nuk ekziston në Gjakovë.
Përgjigja që i është dërguar gazetës ka qenë kjo më poshtë.
Përndryshe, kujt i pengon harmonia fetare në Gjakovë le të mendojë dy herë. Muslimanë, Katolik, protestant, të gjithë bashkë me shenjat e tyre, Hëna, Kryqi, Dielli, dhe çkado që i bën të ndihen mund të varrosen.

Përgjigja në pyetjet e gazetës “Zëri”:

Komuna e Gjakovës disa muaj më herët e ka pranuar një kërkesë nga kisha Protestante Ungjillore për ndarjen e një hapësirë të veçantë në kuadër të parcelës së përgjithshme të varrezave të qytetit të Gjakovës, e cila do të përdorej për varrimin e pjesëtarëve të këtij komuniteti. Pas shqyrtimit të kësaj kërkese, komuna e Gjakovës ka kthyer përgjigje negative, duke e arsyetuar këtë vendim me faktin se varrezat e qytetit të Gjakovës janë varreza të përbashkëta për të gjithë banorët e komunës së Gjakovës, pa asnjë dallim.Komuna e Gjakovës konsideron dhe respekti ndër fetar që ka mbizotëruar në këtë komunë qoftë në të shkuarën e qoftë aktualisht, ka sjellë si fakt të pa kontestueshëm ekzistimin e një palë varrezave të përbashkëta, në të cilat janë varrosur pa ndonjë problem si myslimani tradicional sikurse ai që i ka praktikuar tarikatet, sikurse i krishteri tradicional, e sikurse i krishteri protestant. Në këto varreza pushojnë të qetë pranë njëri tjetrit të gjithë dhe kjo asnjëherë nuk ka paraqitur problem për askënd prej përfaqësuesve të komuniteteve fetare.Për këtë, komuna e Gjakovës ka konsideruar se ndarje e hapësirës së veçantë për vetëm një komunitet fetar rrezikon të prishë këtë harmoni dhe bashkëjetesë ndër fetarë, gjë e cila bije ndesh me të gjitha dëshirat dhe aspiratat tona si popull.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit