5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Milioneri i njohur tregon pse nuk do t’i dhurojë gruas trëndafila për Shën Valentin (Foto)

Më të lexuarat

Festa e Shën Valentinit, apo siç njihet për të gjithë festa e të dashuruarve, është dita kur çdo person rezervon një dhuratë të të veçantë për personin e tij të zemrës.

Shumica e meshkujve preferojnë që në një ditë si kjo t’i dhurojnë të dashurës ose bashkëshortes së tyre një trëndafil, por këtë gjë mesa duket nuk ka ndërmend ta bëjë milioneri Grant Cardone.

Ai shprehet se e dashuron pas masë gruan e tij në 364 ditë të vitit, andaj nuk mendon se duhet bërë diçka speciale në ditën e 365, të emëruar si ‘Shën Valentini’.

“Nuk do t’i jap trëndafila për Shën Valentin. E dua gjatë 364 ditëve të vitit, kështu që mund ta braktis Shën Valentinin,” tha Cardone, i cili ka katër kompani që bëjnë rreth 100 milionë dollarë shitje në vit.

“Unë nuk bëj pushime kur bëjnë të tjerët…Nuk udhëtoj kur udhëtojnë të tjerët. Është më e kushtueshme dhe ka më shumë njerëz. Pse duhet të nxitoj të iki për pushime për krishtlindje kur gjithkush shkon me pushime?” u shpreh ai për CNBC.

Cardone nuk ka ndonjë urrejte ndaj pushimeve, ai thjeshtë dëshiron të shkojë me pushime atëherë kur dëshiron vetë, jo me një ‘diktaturë’ nga të tjerët.
Milioneri i njohur këshillon që në vend që të bëni çfarë thotë turma, përdoreni ditën e Shën Valentinit, ditën e Falënderimeve dhe ditët e tjera të festave për të punuar.

“Harxhojeni kohën duke punuar gjatë pushimeve kur askush tjetër nuk punon,” tha ai. “Nëse doni të bëheni milionerë, ju duhet të ndaloni së punuari 9 me 5 dhe të filloni të punoni 95 orë në javë,” tha Cardone./Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit