6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Milionerët e paligjshëm, të paprekshëm

Më të lexuarat

Shoqëria civile i’a ka tërhequr vërejtjen kreut të AKK-së, Hasan Preteni, për sjellje më serioze në raport me hetimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë të shtetit, por i kritikon institucionet për mosndëshkim të atyre që po pasurohen brenda natës me paratë e taksapaguesve

Publikimi i raportit të punës së AKK-së për vitin 2012 dhe e dhëna se në këtë periudhë kohore Antikorrupsioni i ka identifikuar dhe hetuar 9 zyrtarë të lartë të shtetit që vetëm nga jeta e tyre politike janë bërë milionerë, me pasuri të pashpjegueshme, pa dashur që emrat të bëhen publikë, ka hasur në reagime të ashpra edhe nga njerëzit e drejtësisë në vend, por edhe nga shoqëria civile.

Prokurori Lekë Lumezi i ka thënë gazettes KosovaSot, se AKK-ja duhet të analizojë dhe të përgatisë rastet e tilla në mënyrë shumë profesionale, para se të flasë në medie dhe t’i dërgojë të njëjtat në prokurori për trajtim, ngase mund të ketë individë, të cilët kanë trashëgimi të madhe në palujatshmëri nga prindërit e tyre dhe kjo pastaj iu siguron atyre që në deklarimin e të dhënave t’i nxjerrë ata si njerëz shumë ta pasur dhe milionerë edhe në mesin e atyre që mund të kenë bazë hetimi./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit