11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Miliona euro për bileta avioni, Edi Rama dhe qeveria e tij do e kalojnë vitin në udhëtim

Më të lexuarat

Miliarda lekë janë llogaritur të shpenzohen për udhëtime jashtë Shqipërisë, nga ministrat dhe drejtuesit kryesor të qeverisë “Rama 2”.

Tenderat e parë për vitin 2018, janë fokusuar pikërisht tek blerja e biletave të avionit, para këto nga taksat e shqiptarëve por që përdoren për shpenzime luksi nga zyrtarët shtetërorë.

Tpz.al ka bërë një vëzhgim sa u kushtojnë blerja e biletave për vitin 2018, kush nga ministrat apo drejtues institucioni do të thyej rekordin e qëndrimit në “ajër” dhe cilat janë destinacionet kryesore.

E nisim nga Agjencia e Turizmit, e cila ka hapur procedurën “blerje bileta të transportit ajror ndërkombëtar dhe akomodim për aktivitetet e Agjencisë kombëtare të Turizmit”. Fondi është 84 milionë lekë me TVSH, ndërsa burimi i financimit është buxheti i shtetit.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Bashkia e Tiranës, ku kryetari Erion Veliaj ka hapur procedurën me fond limit 150 milion lekë pa TVSH, ose 180 milion lekë me TVSH, ku fondet janë marrë nga taksat e banorëve të Tiranës. Veliaj njihet edhe si zyrtari që udhëton shumë, por punon pak. Madje edhe kur është jashtë Shqipërisë, nxjerr video manipulative duke punuar në ndonjë zonë të Tiranës.

Nuk ngel pas edhe Ministria e Mirëqënies dhe Rinisë. Kjo ministri, ka hapur tenderin “blerje bileta të transportit ajror ndërkombëtar”, për vitin 2018, me fond limit 157 milionë lekë me TVSH.

Në të njëjtën linjë është edhe Korporata Energjitike Shqiptare, e cila ka akorduar 180 milionë lekë për udhëtime jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë, nuk mund të mos qëndrojë pa “fluturuar” edhe Ministria e Bujqësisë. Niko Peleshi ka tenderuar blerje bileta për vitin 2018 dhe periudhën janar – mars 2019” me fondi limit 96 milionë lekë me TVSH.

Ndërkohë, krahas bujqësisë, janë edhe Drejtoria e Tatimeve, e cila ka planifikuar të shpenzojë 151 milionë lekë me TVSH deri më datë 31 dhjetor 2018.

Tpz.al publikoi pak ditë më parë edhe tenderin e parë të kryeprokurores Arta Marku, e cila akordoi plot 180 milionë lekë për udhëtime jashtë vendit.

Megjithatë, “qershia mbi tortë” është Kontrolli i Lartë i Shtetit. Bujar Leskaj ka planifikuar që të shpenzojë 170 milionë lekë për bileta avioni. Institucioni që duhet të kontrollojë shtetin, blen vetë bileta. Në fund, ministria e Brendshme do të shpenzojë vetëm 48 milionë lekë për bileta avioni me TVSH.

Nëse përllogarisim të gjithë shumën e blerjes së biletave nga këto institucione të sipërpërmendura, rezulton se nga buxheti i shtetit do të harxhohen plot 1.2 miliard lekë për udhëtime jashtë Shqipërisë. Por nëse e konvertojmë këtë shumë në numrin e biletave, përfarsisht janë mbi 5000 bileta avioni, për në total 9 ministra dhe drejtues institucionesh. Pra, praktikisht, këta zyratarë do të jenë si turistë në Shqipëri, pasi shumicën e kohës do ta kalojnë jashtë vendit.

Nga vëzhgimi destinacionet që do të përfshijnë këto udhëtime, janë në 5 kontinente: Europë, Amerikë, Azi, Afrikë dhe Australi./tpz.al

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit