6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Miliarderi zgjidh qesen, jep 2 mld USD për familjet e varfra

Më të lexuarat

Jeff Bezos, themeluesi i “Amazon” dhe njeriu më i pasur i globit njoftoi sot krijimin e një fondi fillestar prej 2 miliardë dollarë për arsimimin në komunitetet në vështirësi dhe për familjet e pastreha, njoftoi të enjten drejtori ekzekutiv i Amazon, raporton cnbc.com.

“MacKenzie dhe unë ndajmë të njëjtin besim në mundësinë për t’i shërbyer të tjerëve”, tha Bezos në “Twitter”, duke iu referuar gruas së tij MacKenzie Bezos.

“Bezos Day One Fund” do të financojë organizatat e bamirësisë të krijuara për t’i ardhur në ndihmë familjeve të pastreha për gjetjen e një strehe dhe për të financuar një rrjet të ri të institucioneve parashkollore me qëllim jo fitimprurës në komunitetet pa përkrahje, shprehet me anë të një postimi në Twitter Bezos, pasuria e të cilit vlerësohet në rreth 160 miliardë dollarë.

Si CEO i Amazon, themeluesi i kompanisë hapësinore Blue Origin dhe pronar i The Washington Post, Bezos është njeriu më i pasur në historinë moderne.

Kritikët kanë kërkuar prej kohësh që ai të përdorë miliardat e tij për filantropi. Në qershor, Bezos do të shprehej se ai kishte identifikuar dy fusha për përpjekjet e ardhshme bamirëse.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit