7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Miliarderi i Fukarenjeve – Histori mahnitëse

Më të lexuarat

Ing Salah Atije Zoti e meshirofte, nga fshati Tefehna El-Eshraf ne Dakahlije te Egjiptit rridhte nga nje familje e varfer aq sa i ati kepucet ia blinte gjithnje dy nr me te medhenj me shpresen qe do ti perdorte edhe pasi ti rritej nr kembes.
Pasi perfundoi fakultetin e bujqesise sebashku me tete shoke nga fshati vendosen te nisnin sebashku nje projekt ku do te vinin ne jete diturite e tyre dhe njekohesisht do te siguronin jetesen e tyre.
Vendosen te fillojne me rritjen dhe shitjen e pulave. Cdonjeri prej tyre arriti te siguronte 200 deri 250 xhunejh egjiptian, mirpo ju duheshin edhe 200 xhunejh qe te plotesonin shumen e nevojshme per ta nisur projektin.
Kerkuan per nje ortak te dhjete dhe nuk arriten ta gjenin.
Pasi humben shpresat se do te gjenin ortak te dhjete, ing Salah Atije nje dite u thote: e gjeta ortakun e dhjete dhe te gjithe njezeri e pyeten: kush eshte?
Ai eshte, Allahu.
Do te jete ortaku yne dhe do te kete 1/10 e fitimeve kundrejt mbrojties dhe mbeshtetjes qe do te na jape.
Qe ne vitin e pare fitimet ishin shume me te larta nga pritshmerite.
Vitin e dyte gjithe ortaket vendosen qe te rrisin pjesen e fitimeve per Zotin dhe e bene 20% nga dhjete qe ishte ne vitin e pare.
Keshtu bene cdo vit derisa gjysma e fitimeve kaloi per Ortakun e dhjete.
Si i shpenzonin fitimet e Ortakut te Dhjete?
Fillimisht ndertuan shkollen fillore dhe tetevjecare per djem, me pas ate per vajza, me pas edhe dy shkolla te tjera te mesme nje per djem e nje vajza.
Duke qene se fitimet ishin ne rritje te vazhdueshme
Themeluan edhe nje fond i cili si fillim ideoi hapjen e nje universiteti ne zonen e tyre, gje e cila u refuzua prej autoriteteve sepse ishte zone fshati dhe zona nuk kishte as stacion treni.
Arriten te ndertonin stacionin e trenit dhe universitetin pas tij i cili ishte edhe universiteti i pare qe ndertohej ne nje fshat ne Egjipt.
Pas ndertimit te dy fakulteteve ndertuan konviktin per vajza dhe pas tij ate te djemve
U sigurua udhetimi falas per cdo student dhe studente
Fondi punoi dhe i dha fund varferise ne ate fshat, keshtuqe u synua te shtrihej ky model edhe ne fshatrat dhe zonat e tjera, gje qe rezultoi me sukses kudo u shtri.
Fondi ndihmoi familje te varfera,
Familje qe kishin humbur kryefamiljarin,
Financoi cdo te ri qe kishte nje projekt dhe deshironte ta vinte ne jete,
Financoi shpenzimet e ndertimit te familjeve te reja per cdo te ri qe vinte nga rradhet e jetimeve.
Ndertoi shume xhami, qendra shendetesore dhe objekte ne sherbim te komunitetit ku kontribonin.
Ne ate fshat ne cdo dite te pare te Ramazanit, gjithe banoret e fashatit ideuan qe te mblidheshin ne qendren e tij dhe te benin iftar sebashku duke shijuar gatimet e sjella nga shtepia e gjithesecilit.
Produktet bujqesore dhe blektorale te firmes qe themeluan nente ortaket sebashku me Ortakun e dhjete si edhe ato te fshatit dhe zones perreth tij, jo vetem u shtrine ne tregjet e Egjiptit, por edhe ne ato nderkombetare.
Ne fund te jetes ing Salah Atije Zoti e meshirofte, gjithe aksionet e tij ne kompani duke i kaloi per Ortakun e dhjete.
Kur nderroi jete, xhenazen e ing Salah Atijes e falen dhe e percollen me shume se gjysem milion njerez.
Ndaj me te drejte eshte quajtur
“Miliarderi Fukarenjeve”
Zoti na mundesofte ti sherbejme vendit tone me mire nga sherbimi qe i ka bere ky burre i madh vendit te tij dhe na bashkofte ne Xhenet me burrat e mire nga e gjithe bota!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit