14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Miletiq: Veriu i Kosovës, tema kryesore politike

Më të lexuarat

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe zyrtari i partisë serbe në koalicionin qeverisës në Kosovës, Petar Miletiq, ka thënë për gazetën “Danas” se nuk duhet marrë shumë parasysh kërkesat e opozitës kosovare, sepse ajo ka qenë edhe kundër dialogut teknik mes Prishtinës dhe Beogradit, transmeton koha.

Miletiq konsideron se bisedimet teknike duhet të vazhdojnë në Bruksel sapo të përcaktohet ekipi apo negociatori i ri i Beogradit, ndërsa varësisht nga temat, bisedimet duhet të ngrihen edhe në nivelin politik.
Si temën politike “numër një” Miletiq e përmend veriun e Kosovës.
Ai ka thënë se SLS prej fillimit të dialogut ka kërkuar që të jetë në ekipin negociues, sepse nuk do të lejonte “të ndodhin gabimet çfarë ekzistojnë në marrëveshjen për lirinë e lëvizjes”./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit