6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mikullovci për flamurin e Kosovës: Nuk e njoh këtë flamur, është flamur artificial (Video)

Më të lexuarat

Aktori dhe veprimtari, Adem Mikullovci, ka refuzuar flamurin e Kosovës në një emision në RTK, kur është pyetur se sa shumë ndjen për flamurin shtetëror.
Madje, ai e ka shtyrë nga vetja flamurin e vogël kur ia kanë afruar gjatë emisionit, duke thënë se ky është flamur artificial dhe se flamuri kuq e zi është i shqiptarëve.

Ky gjest i Mikullovcit gjatë emisionit, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, është bërë shkas i shpërndarjeve të shumta nëpër rrjete sociale, shoqëruar me komente përkrahjeje e disa kritika ndaj veprimit të tij.

“Nëse e kërkon mendimin tim, sinqerisht shumë pak ndjej për këtë flamur. Po s’është flamur i joni, është flamur artificial. Flamuri ynë është flamur kuq e zi”, thotë Adem Mikullovci, derisa e shtynë me dorë flamurin e Kosovës të cilin ia afron gazetarja e RTK-së, shkruan Periskopi.

Adem Mikullovci, përveçse aktor, është i njohur edhe për veprimtarinë e tij gjatë regjimit të Millosheviqit.

Në vitin 1990, ai ishte në mesin e deputetëve të Kosovës, të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

https://www.facebook.com/Gjyrishect/videos/1467369129961272/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit