Miku shihet në ditë të vështira: Vijnë nga Turqia 8 tonë me maska, veshje speciale dhe syze mbrojtëse

0
546

Shqipëria ka arritur të sjellë në vend një sasi prej 8 tonësh, me pajisje të mbrojtjes personale për mjekët dhe infermierët. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu. Bëhet fjalë për maska, veshje speciale, helmeta mbrojtëse, syze dhe elementë të tjerë, të domosdoshëm për mbrojtjen e stafit mjekësor.

“Jemi duke vijuar me transportin e të gjithë materialeve të mbrojtjes personale, të cilat deri tani janë 15 ton që kanë mbërritur në Shqipëri nëpërmjet linjës dhe korridorit të posaçëm të dedikuar nga Turqia për ardhjen e këtyre mallrave. Janë 8 ton që kanë mbërritur sot, ndërkohë që pak ditë më parë kanë mbërritur 7 ton dhe priten që në total ky furnizim të jetë 26 ton, financim i qeverisë shqiptare. Janë të gjitha materiale të mbrojtjes personale duke filluar nga maskat, veshjet speciale, syzet, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve”, tha Manastirliu e cila saktësoi se të gjitha këto pajisje janë blerë nga qeveria shqiptare dhe janë sjellë në vend përmes lehtësimit që është krijuar nga Turqia për transportimin e tyre të shpejtë.

Manastirliu tha se mjetet e mbrojtjes personale do të shpërndahen në të gjitha spitalet për të garantuar mbrojtje sa më të madhe për personelin shëndetësor.

Kujtojmë që mbrojtja e mjekëve dhe stafeve shëndetësore ka qenë një sfidë për të gjitha vendet e prekura nga koronavirus, ndërkohë që edhe në Shqipëri në mënyrë të vazhdueshme opozita i ka bërë thirrje qeverisë ta shohë me prioritet këtë aspekt të luftës kundër koronavirus.

🔴RINAS – ARRIN NJË SASI E RE PREJ 8 TON PAJISJESH TË MBROJTJES PERSONALE PËR MJEKËT E INFERMIERËT, ME FINANCIM TË QEVERISË SHQIPTARE DHE LEJE SPECIALE EKSPORTI NGA REPUBLIKA E TURQISËRRITJA E STOKUT TË MATERIALEVE MBROJTËSE TË STAFIT MJEKËSOR DHE INFERMIEROR QË PO LUFTOJNË NË VIJËN E ZJARRIT, GARANTON REZISTENCË TË GJATË NDAJ ARMIKUT VRASTAR#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️

Posted by Edi Rama on Friday, March 27, 2020