10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mikrofinanca ”Monego” lëshon kredi me 113% interes (Dokument)

Më të lexuarat

Shumica ndoshta e keni parë në rrjetet sociale se si një bankë mikrofinanciare me emrin ”Monego” lëshon kredi për vetëm 15 minuta dhe vetëm me letërnjoftim, pa garantues dhe pa ndonjë dokument tjetër.

Monego, e cila tashmë është prezente në Kosovë me disa pika në disa qytete të vendit, lëshon kredi, por jo siç keni menduar.

Kur keni lexuar ose nëse keni aplikuar për të marr, keni pyetur vetë me vete se si është e mundur të marresh para pa asnjë garancion, ose pa asnjë dokument tjetër përveç një leternjoftimi.

E vërteta qëndron ndryshe, kjo bankë mikrofinanciare ka një interes të madh, ai është 113% kështu të paktën shihet në një dokument të cilin e ka siguruar Gazeta NewBorn nga një klient i kësaj banke mikrofinanciare.

Ky klient i kësaj banke kishte marr 350 euro në Monego, me afat pagese për 12 muaj (një vit). Për çdo muaj klienti i Monegos thotë se është dashur ti paguaj nga 49.91 euro. Nëse 49.91 euro shumëzohen për 12 muaj i bie që për një vit ky klient ka dhënë 248 euro më shumë, për 350 euro të marra, që i bie diku rreth 113% kamatë.

49.91 euro x 12 muaj i bie 598.92 euro, nëse i zbriten 350 euro i bie që banka nga klienti për një vit ka fituar 248.92 euro, ose nëse kjo shumë pjestohet për 12 muaj i bie se çdo muaj Monego, ka fituar 20 euro e 74 cent.

Përveç saj Monego ka edhe një tjetër teknikë të nxitjes për klientët, nëse fillimisht merr 50 euro para, dhe nuk arrin ti paguan po të njejtat brenda një muaji, atëherë ti për të mos e prishur historinë mund t’a paguash 3.5 euro për 1 javë, 4.5 euro për dy javë ose 6.5 euro për një muaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit