7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mikimoto Kokichi

Më të lexuarat

Mikimoto ka qenë një japonez, një fshatar i thjeshtë, i lindur në fshatin Toba. I ati, ishte njeri i varfër dhe shiste pilaf me një kazan, rrugëve të fshatit. Që i vogël, Mikimoto e ndihmonte të atin dhe e kalonte ditën duke shitur pilaf orizi, të cilin e transportonin me një karrocë.
Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, Mikimoto, filloi të merrej me peshkim dhe njëkohësisht me zhytje për të gjetur perla. Çdo ditë e më tepër, pasioni për gjetjen e perlave dhe margaritarëve të rrallë, veç i shtohej.
Në kokë i vinin mendime dhe ide nga më të ndryshmet, të cilat nuk dinte si ti orientojë, pasi nuk kishte bërë shkollë. Një ditë, ai pyet një të njohur i cili merrej me kafshët ujore, mbi mënyrën si formohen perlat dhe margaritarët brenda guaskave të butakëve të detit. Përse këto margariarë formohen vetëm brenda guaskave? Përse gjenden vetëm tek disa prej tyre dhe jo tek të gjitha? – pyeste gjithë kureshtje Kokichi.
Miku i tij ekspert, i tha se disa trupa të huaj, arrijnë të depërtojnë brenda guackës, duke e plagosur mishin e saj të brishtë dhe të dobët. Nga ana e saj, guacka aktivizon sistemin e saj mbrojtës, duke e izoluar këtë trup të huaj, nëpërmjet sekretimit të një lënde gëlqerore dhe transparente, me të cilën e mbështjell trupin e huaj që ka depërtuar brenda.
Kjo lëndë gëlqerore dhe fosforike, përgjatë viteve shndërrohet në atë perlën dhe margaritarin e bukur dhe të shtrenjtë që njohim ne.

 

Që nga ajo ditë, ideja e prodhimit të perlave dhe margaritarëve në mënyrë artificiale, iu fiksua në mendje Mikimoto-s. Kështu, filloi të fusë trupa të huaj, në guackat që gjente. I hapte me kujdes dhe fuste brenda një kokërr rërë, apo çfarëdo tjetër që mund të kryente të njëjtin funksion. Për të parë rezultatin priti dy vite. Pas dy vitesh, ai shkoi dhe i hapi guackat e tij, por…. pa që të gjitha kishin ngordhur. Megjithatë, nuk u dorëzua. I hyri një eksperience të dytë, por për shkak të një stuhie, eksperimenti dështoi dhe Mikimoto humbi shumë. Por, sërish nuk u demoralizua dhe nuk e humbi shpresën.
Gjatë 15 viteve eksperimente dhe kërkime, mësoi se ulja e temeperaturës së ujit nën 7 gradë, i vriste butakët. Për këtë, ai vendosi ti transferojë guackat nga ujrat e ftohta në ujëra të ngrohta, me temperaturë optimale. Ai kishte mësuar gjithashtu se vendosja e shumë guackave në një kafaz të vetëm, i vriste të gjitha, pasi nuk ushqeheshin siç duhej. Prandaj dhe në çdo herë, ai i shmangte gabimet e të shkuarës.
Megjithatë, butakët brenda guackave vazhdonin të ngordhin dhe të mos prodhojnë qoftë dhe një margaritar të vetëm në mënyrë artificiale.
Përgjatë 15 viteve, Mikimoto nuk arriti të shohë me sytë e tij, qoftë dhe një rreze shprese, sado të vogël, nga eksperimentet e tij. Gjendja e tij ekonomike u rëndua në ekstrem, saqë edhe njerëzit filluan ta konsiderojnë të çmendur dhe të marrë. Këtu, filloi ta kaplojë një ndjenjë demoralizimi, e cila e bëri të mendojë që ti kthehet karrocës së tij të fëmijërisë, me të cilën shiste pilaf orizi.
Por..
Ishte e shoqja e tij e cila ia kundërshtoi idenë e regresit duke i thënë:”Unë do të marr karrocën dhe të shes pilaf, ndërkohë që ti vazhdo me guackat, derisa të kesh sukses!”
Mikimoto filloi të studiojë guackat që formonin margaritarë në mënyrë natyrale, vendin ku formohen dhe ku duhet vendosur trupi i huaj. Ai kuptoi se deri atëherë, trupin e huaj e kishte vendosur në vend të papërshtatshëm. Kështu, në eksperimentin e radhës, ai vendosi trupa të huaj në pesë mijë guacka, sigurisht i vendosi në vendin e përshtatshëm.
Dy vite më vonë, e shoqja e tij, vajti në bregdet, aty ku kishin rezervuarin e guackave. Kureshtja e madhe e shtyu të marrë një guackë dhe ta hapë.
Një e drithmë i përshkroi të gjithë trupin.
Bërtiti me të madhe nga gëzimi…
Sapo kishte parë që guacka brenda mbante një margaritar.
Ishte margaritari i parë artificial në Japoni.
Ishte 28 shtatori i vitit 1859.
Kjo ditë, vazhdon të respektohet si ditë pushimi nga të gjitha kompanitë e prodhimit të margaritarëve, që mbajnë emrin Mikimoto. Vetë autori i kësaj shpikjeje, Mikimoto, shumë shpejt hyri në listën e personave më të pasur në botë. Gjithashtu, ai hyri tek lista e personave që e shdërruan Japoninë në një vend të fuqishëm dhe industrial.
Më vonë, Mikimoto, zbuloi teknika me të cilat kontrollonte format dhe ngjyrat e margaritarëve dhe perlave, si dhe numrin e tyre brenda një guacke të vetme.
Askush më parë nuk kishte menduar rreth mënyrës së kontrollit të guackës, ishte pikërisht Mikimoto ai që ia arriti, falë durimit, përpjekjeve dhe mundit.

 

Këtë sukses, Mikimoto e arriti falë:
Përpjekjeve, seriozitetit dhe vendosmërisë
Eksplorimit të çdo gjëje të re dhe të dobishme
Pasionit për të bërë diçka të veçantë.
Mësimi nga gabimet e mëparshme.
Jo demoralizimit, sado qofshin dështimet.
Kërkimi i alternativave të reja
Durimi dhe maturia
Vendosmëria dhe vullneti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit