9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Mike Pompeo del hapur në krah futbollistit Ozil dhe kritikon Kinën

Më të lexuarat

ekretari i shtetit në SHBA, Mike Pompeo, ka dalë hapur në mbështetje të futbollistit turk me shtetësi gjermane, Mesut Ozil, në deklaratat e këtij të fundit për persekutimin që po i bëhet myslimanëve në Kinë.

Javën e kaluar Ozil quajti Ujgurët, komunitetin mysliman në Kinë, luftëtarë që po i rezistojnë persekutimit nga Kina. Ai po ashtu reagoi ndaj botës myslimane që po hesht ndaj këtij persekutimi, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Kina ndërkohë morri masa dhe nuk lejoi transmetimin e ndeshjes së Arsenal, që është klubi i Ozilit, në Kinë.

Arsenali u distancua nga komentet e Ozil, por morri reagime të shumta nga fytyra të njohura për veprimin e tyre nga njerëzit të njohur që pretendonin se klubi po vendos përfitimet financiare para humanitetit.

Mike Pompeo deklaroi se Kina mund të cenzuroj lojërat e futbollit por nuk mund të fshehë shkeljet e të drejtave njerëzore, shkruan The Guardian.

Kombet e Bashkuara dhe grupet e të drejtave të njeriut vlerësojnë se diku rreth 2 milionë persona, shumica e të cilëve Ujgurë, mbahen në kushte çnjerëzore në burgje të Xinjiang si pjesë e asaj që Kina e quan kampanjë antiterror.

Kina vazhdimisht mohon keqtrajtimin e njerëzve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit