15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mijëra njerëz marshojnë kundër qeverisë maqedonase

Më të lexuarat

Mijëra njerëz iu bashkuan protestave anti-qeveritare në Shkup, teksa Maqedonia festoi 75-vjetorin e fillimit të kryengritjes anti-fashiste të Luftës së Dytë Botërore.

Nga Sinisa Jakov Marusic, BIRN

Rreth 15,000 person marshuan në rrugët e Shkupit të enjten, kryesuar nga Social Demokratët në opozitë në aleancë me Lidhjen e Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, OJQ dhe aktivistë të njohur.

Marshimi, i mbajtur dy muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara më 11 dhjetor synonte të simbolizonte luftën kundër shtypjes nga partia VMRO DPMNE dhe lideri i saj Nikola Gruevski, që akuzohet për autoritarizëm.

Marshimi filloi në distriktin Karposh të Shkupit ku pjesëmarrësit valëvitën flamuj maqedonas, shqiptarë, turq, romë dhe të tjerë në një shfaqje të unitetit, duke bërë thirrje “Liri” dhe “Pa drejtësi nuk ka paqe”.

Marshimi vazhdoi në bulevardet e qytetit dhe kaloi në selinë e Prokurorisë Speciale, ku njerëzit shprehën mbështetjen e tyre për institutin e sapoformuar që është ngarkuar me hetimin e krimit të nivelit të lartë të zyrtarëve në qeveri dhe partnerëve të tyre, siç tregojnë përgjimet e publikuara vitin e shkuar nga opozita.

“Ne po marshojmë për rikthimin e vendit në duart e shtetasve. Ne po e marrim atë mbrapsht nga familja e Nikola Gruevskit. Po marshojmë për kthimin e parave që ata vodhën. Gjithçka që vodhën, do ta kthejmë,” tha lideri i opozitës Zoran Zaev te protestuesit përpara parlamentit, ku mori fund marshimi.

Zaev tha se ai donte të luftonte pa dhunë, duke përdorur kutinë e votimit për të mundur VMRO DPMNE dhe Gruevskin.

“Sot po marshojmë për paga të denja që do të na lejojnë të jetojmë, jo të mbijetojmë dhe për punonjës të kënaqur e kompani të forta. Po shkruajmë histori, po përmbysim një regjim, po kthejmë lirinë tonë,” tha ai për protestuesit.

Marshuesve iu folën edhe përfaqësues të Lidhjes së Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, lëvizje studentore dhe aktivistë të drejtave civile.

Përpara parlamentit, protestuesit kënduan himnin socialist “Flamuri i Kuq” dhe këngën e Bob Marley “Get up, Stand Up”.

Në marshim u luajtën gjithashtu këngë partizane maqedonase si simbol i luftës kundër fashizmit.

Kriza e gjatë maqedonase vërtitet rreth akuzave të opozitës se qeveria e Gruevskit ka përgjuar në mënyrë të paligjshme rreth 20.000 njerëz.

Zbulimi i përgjimeve nxiti një krizë të thellë politike që vazhdon ende edhe sot.

Prokuroria Speciale u krijua vitin e shkuar si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja për të hetuar korrupsionin e nivelit të lartë, por aktualisht ka hasur shumë vështirësi në punën e saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit