6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mijëra banorë të Matit pa drita, Bashkia: Ushtria vjen për show kurse OSHEE për foto

Më të lexuarat

Moti i rënduar javën e fundit nga reshjet e shumta të dëborës ka sjellë bllokimin e një sërë zonash të Shqipërisë, e posaçërisht veriun e juglindjen e vendit.

Por sipas Bashkisë së Matit, qeveria jo vetëm që nuk ka ndihmuar banorët e Matit por përkundrazi, i ka lënë pa drita dhe të bllokuar nga dëbora.

Bashkia Mat ia ka dalë e vetme me të gjitha strukturat dhe kapacitet e saj t’i bëjë ballë situatës së rënduar të motit. Pa ndihmën e asnjë organi të qeverisë qendrore, me urdhër të kryetarit të Bashkisë z.Nezir Rizvani, Bashkia u angazhua me të gjitha kapacitet e saj dhe ia doli të mbajë hapur rrugët rurale që lidhin fshatrat me qendrat e njësive administrative dhe ato urbane. E gjitha falë punës së palodhur të punonjësve të Bashkisë Mat të cilët iu erdhën në ndihmë mijëra banorëve. Sot të gjitha rrugët rurale janë të kalueshme.

Është bërë një punë e jashtëzakonshme me fadromat në terren 24 orë pa pushim për largimin e dëborës nga rruga dhe hedhjen e kripës në segmentet problematike, përfshirë edhe lagjet e qytetit. Ndërsa ushtria vjen për shoë sa për t’i hapur rrugën nacionale ministres e cila erdhi si turiste për ëeekend dhe po ashtu u largua.

Mirëpo, një tjetër shqetësim madhor për banorët është mungesa e energjisë elektrike në fshatra. Ekipet e OSHEE vijnë sa për të bërë foto në dëborë ose gjoja me elektriçistë duke u ngjitur deri në gjysmë të shtyllës dhe imazhet iu përcillen mediave si “ushqim” propagandistik. Ndërsa realiteti në terren është krejt tjetër duke na kthyer në mesjetë. Prej tre ditësh mungon energjia elektrike në Njësinë Administrative Rukaj; Njësinë Administrative Baz; në Njësinë Adiministrative Komsi në fshatin Selicë; në Njësinë Administrative Derjan mungon energjia në fshatrat Barbullej dhe Urxallë, banorët e të cilëve kanë si burim drite qirinjtë. Jetojmë në Shqipërinë e 2019 por të matshme me atë të mesjetës!/360

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit