Microsoft Surface Tablet kushton 599 dollarë

0
46

Microsoft ka prezantuar tabletin e saj të ri Windows 8 më herët gjatë javës, pajisja të cilën kompania e ka emërtuar Microsoft Surface Tablet, i cili pritet të jetë në dispozicion në treg që nga vjeshta e këtij viti.

Kur Windows kishte prezantuar Microsoft Surface Tablet nuk kishte treguar se sa do të kushtojë ky tablet me pakicë, ndërsa tani duket se prodhuesi do të zbulojë çmimin e pajisjes e cila vjen me versionin më të ri të sistemit të saj operativ.

Sipas Digitimes, modeli i ri i tabletit të Microsoft, Surface i cili është i pajisur me NVIDA Tegra pritet të dal në treg me një çmim prej 599 dollarësh, ndërsa versioni me Intel Core i5 do të kushtojë 799 dollarë.

Këto çmime ende duhet të konfirmohen nga Microsoft, mirëpo nëse kompania dëshiron që të garojë me Apple dhe iPad, apo tabletët e tjerë Android, atëherë çmimet e këtyre tabletëve do të duhej të ishin më të lira. /telegrafi/kohaislame