20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Microsoft për herë të parë me rënie të të ardhurave

Më të lexuarat

Gjiganti kompjuterik Microsoft ka parë rënien e parë në historinë e vet pasi që kishte nënshkruar disa vlera për biznesin e vet të reklamimit online.

Humbja erdhi pasiqë kishte nënshkruar blerjen e Aquantive për 6.2 miliardë dollarë (5 miliardë euro), e cila dështoi të sillte përfitimet e pritura nga Microsoft.

Kjo blerje çoi në një humbje prej 492 milionë dollarësh në tre muaj deri në fund të qershorit, në krahasim me fitimin e vet që ishte rreth 5.9 miliardë dollarë në vit.

Ndërmarrja nuk ka pësuar ndonjë humbje që kur i është bashkuar tregut të aksioneve në vitin 1986.

Kjo ndërmarrje bleu Aquantive në vitin 2007, por ishte munduar që t’i bënte konkurrencë kundërshtarit Google. Microsoft pagoi 6.3 miliardë dollarë për Aquantive.

Microsoft është duke dalë mirë në fushat e tjera, megjithëse sistemi i vet operativ Windows ka pësuar rënie të popullaritetit, që kryesonte tregun e kompjuterëve personal për vite.

Përfitimet për tre muaj deri në qershor u rritën për 4 për qind në 18.06 miliardë dollarë.

Duke përjashtuar rregullimin për pasurinë dhe mbajtjen e disa të hyrave që kishin të bënin me lëshimin e sistemit të vet operativ Windows 8, të ardhurat e Microsoft i mposhtën pritjet nga investitorët.

Aksionet ishin rritur për 1.6 për qind pasi rezultatet ishin lajmëruar. Microsoft deklaron që azhurnimi i sistemeve Windows është ridizajnimi më i rëndësishëm në më tepër se 10 vite.

Windows 8 që do të lansohet në tetor do të ofroj një pamje krejtësisht të re që do të përfaqësojë aplikacionet në formë mozaiku. (PCWorld Albanian).kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit