20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Microsoft paraqet Windows Phone 8

Më të lexuarat

Gjatë ditës së mërkurë, Microsoft përfundimisht hoqi perdet nga Windows Phone 8 që ishte paralajmëruar të lansohej gjatë vjeshtës, gjatë kohës kur pritet të lansohet edhe Windows 8.

Koha nuk është e rastësishme. Windows Phone 8 përdor të njëjtën bërthamë si Windows 8 dhe Windows RT. Ajo bërthamë e re nënkupton që përdoruesit me lehtësi mund të bartin aplikacione të shkruara për Windows 8 dhe RT në Windows Phone 8. Kjo nuk nënkupton që aplikacionet e Windows Phone 7.5 nuk janë të garantuara që do të funksionojnë. Aplikacionet e përpiluara për të funksionuar në Mango ose Tango do të jenë të përshtatshme me Windows Phone 8, megjithëse aplikacionet për lëshimin origjinal të platformës me siguri që nuk do të punojnë.

Falë bërthamës së re, Microsoft ishte në gjendje të sjellë disa veçori që mund t’i keni kërkuar në Windows Phone 8. Kur sistemi operativ të lëshohet gjatë kësaj vjeshte më në fund ai do të mbështesë procesorët dybërthamësh dhe do të ketë përkrahje deri në 64 bërthama në një telefon të vetëm.

Windows Phone 8 më në fund do të shtoj përkrahje për rezolucione të ndryshme të ekranit. Windows Phone e ri mund ta përdorni në rezolucionet 800×480, 1280×720 (720p), ose 1280×768. Kjo nënkupton që më në fund mund të shohim pajisjen Windows Phone në ekrane me cilësi të lartë.

Këto ekrane mund të përfitojnë nga ekranet më të personalizuara.

Windows phone 8 do ta përkrahë edhe NFC-në, që do të jetë mjaft gjë e mirë për pagesat me celularë.

Veçoritë që Microsoft do të mbështesë për Windows Phone 8 janë shumë të ngjashme me versionet për Shtetet e Bashkuara të HTC One X dhe Samsung Galaxy S III. Ndoshta do të shohim pajisje të ngjashme me Windows Phone 8 më vonë gjatë këtij viti.

Ndërmarrja është duke e ndjekur lëvizjen e Apple për zëvendësimin e aplikacionit për harta në versionin e ardhshëm të platformës. Sipas The Verge, Windows Phone 8 do të ketë Nokia Maps si aplikacionin e vetëm në vend të Bing Maps. Nokia Maps do të sjellë navigacione “turn-by-turn” në Windows Phone 8, duke e sjellë atë që të sfidojë Androidin dhe iOS 6.

Microsoft po e shfrytëzon përparësinë e vet me posedimin e softuerit Skype në Windows Phone 8. Ndërmarrja është duke e ndërlidhur VoIP-in në platformë, duke e bërë atë të lehtë për aplikacionet si Skype për t’u fiksuar në aplikacionin për thirrje në platformë. Integrimi e bën më të lehtë për Skype dhe aplikacionet e tjera që të vendosin VoIP-in ose video thirrjet nga thirrësi telefonik. / PCWorld Albanian / kohaislame /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit