12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Microsoft – Lufta e aplikacioneve

Më të lexuarat

Me prezantimin e Windows 8, Microsoft është duke i’u kërkuar dëshpërimisht krijuesve të aplikacioneve të krijojnë forma të reja për sistemin e ri. Microsoft e di se aplikacionet duhen për të konkurruar rivalët.
Mesazhi ishte i qartë: “Shkoni para kompjuterave dhe krijoni sa më shumë aplikacione,” iu tha Shefi Ekzekutiv i Microsoft Steve Ballmer 2 mijë krijuesve të aplikacioneve gjatë një mbledhje të mbajtur javën e shkuar në Siatëll.
Dhe në rast se nuk do të mjaftonin fjalët e Ballmer, Microsoft u dhuroi të gjithë pjesmarrësve tabletën e saj Surface dhe një drajver me 100 giga bajt hapësirë të lirë. Ndërsa Nokia u dhuroi celularin Lumia 920 që vepron me sistemin Windows 8. Zhvillimi i këtyre aplikacioneve është shumë i rëndësishëm për të qenë në gjendje më pas të konkurrojë me dy riavlët kryesore, Apple dhe Google Android.
Produkti i ri
Ndërkohë që Apple dhe Android kanë krijuar mjaft aplikacione për smartphone-ët apo tabletat, Windows i ka lënë pak mbrapa në kohë përdoruesit e tij. Por kjo duhet të mbetet në të kaluarën. Windows 8 ka një pamje tërësisht të re. Me ardhjen e Microsoft Tiles, kompania ka ndryshuar strategji. Desktop-ët nuk do të jenë të ngarkuar më me ikona programesh, por aplikacione.

Me Microsoft Tules mund të rifreskoni statusin tuaj, të shikoni kur vijnë e-mail-et e reja, të organizoni ditën tuaj, të shikoni vlerat e këmbimit valuator apo të kontrolloni kushtet e motit, të shikoni video në YouTube dhe të keni Facebook dhe Twitter të gjitha në një. Tashmë Microsoft ka një fytyrë të re dhe ekspertët e informatikës thonë se disa përdorues do të kenë të vështirë të përshtaten me Windows 8. Por kompania ka menduar edhe për këtë, duke vënë nxjerrë në shitje programet përmirësuese për vetëm 30 euro.
Konkurrencë e vjetër
Prezantimi i Windows 8 vjen në një kohë me atë të tabletave Surface të Microsoft. Një kombinim i tabletës me një laptop, Surface ka një ekran të gjerë dhe ka një tastierë shumë të hollë, që shërben edhe si mbrojtëse ekrani. Ky produkt i Microsoft u ka mbllyur gojën kritikëve dhe ka nervozuar konkurentët e tjerë.
Samsung, Acer dhe kompani të tjera të mëdha që përdorin sistemin Windows, mund të përmirësojnë ofertën e tyre për përdoruesit. Apple nga ana tjetër ka reaguar menjëherë duke hedhur në treg MacBook, iMac dhe iPad Mini. Por bosi i Microsoft Steve Ballmer është mjaft i kënaqur me produktin e kompanisë së tij. “Surface është me të vërtet shumë e mirë,” thotë Greg Lutz, kompania e të cilit, zhvillon aplikacione të ndryshme. “Ka qenë interesante të shikoje se si njerëz që kritikon Microsoft tani thonë vetëm fjalë të mira,” përfundon Lutz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit