Microsoft ka departamentin për open source

0
42

Edhe pse para ca viteve kjo do të mund të tingëllonte si shaka, sot është e vërtetë – Microsoft ka departamentin për open source.

Emri i departamentit është Microsoft Open Technologies, ndërsa merret me bashkëpunimin me komunitetet open source (kod i hapur).

Departamenti është i përbërë nga ekipi Interoperability Strategy, ndërsa përbëhet nga 50 deri 75 njerëz nën udhëheqjen e Jean Paolit. Shefi i departamentit tha se departamentet tjerë të Microsoftit do të vazhdojnë të punojnë në zgjidhjet open source, e detyrat e ekipit të ri është kryerja e detyrave rreth projekteve të jashtëm – në radhë të parë synohet sigurimi i mënyrës së re për vënien e kontakteve me komunitetet open source. Duke iu falënderuar këtij departamenti, me kalimin e kohës pritet forcimi i bashkëpunimit me komunitetet dhe adaptimi ndaj standardeve open sourse, porositën nga Microsoft.

Mjaftë interesant është fakti se muajin e kaluar Microsoft është gjetur në mesin e 20 të parëve në listën e atyre që kontribuojnë më së shumti në Linux Foundation. Kompania ka pranuar dhe po i kontribuon OpenStreetMap-it, e standardi Messenger IM është në dispozicion përmes protokollit XMPP.