7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Microsoft blen Yammer për 1.2 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Marrëveshja e shumë përfolur mes Microsoft dhe Yammer tani ka përfunduar, pasi që Microsoft edhe zyrtarisht ka njoftuar për blerjen e shërbimit për një shumë që arrin shifrën prej 1.2 miliardë dollar dhe i cili tani do të inkorporohet në divizionin e Microsoft Office, të udhëhequr nga Kurt Del Bene, ndërsa ekipi do t’i raportojë edhe më tutje drejtorit të kompanisë, David Sacks.

E themeluar në vitin 2008, Yammer ofron një shërbim të ngjashëm si Facebook për bizneset, ndërsa baza e saj e konsumatorëve tani ka arritur në 5 milionë, 85 për qind e të cilave janë pjesë e Fortune 500.

Produkti i saj bazë është falas, ndërsa kompania krijon profit nga versionet më të avancuara të shërbimit të saj, duke përfshirë kontrollin më të madh administrativ dhe të sigurisë, integrimi me aplikacione biznesi, shërbim primar për klientët e saj si dhe një “success manager” të dedikuar vetëm për klientët që paguajnë.

“Blerja e Yammer është vazhdimësi e përkushtimit tonë për të ofruar teknologjinë që bizneset e kërkojnë dhe e duan” ka thënë Steve Ballmer, drejtori ekzekutiv i Microsoft.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit