6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Michel Platini ish-presidenti i UEFA-s është arrestuar për korrupsion

Më të lexuarat

Ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini sot është arrestuar nga autoritetet franceze në një hetim në lidhje me zgjedhjen e Katarit për të organizuar Botërorin 2022.

Sipas një raporti të faqes franceze të hetimeve Mediapart, Platini është marrë në paraburgim dhe dërguar në ambientet e Zyrës për Anti-Korrupsion të Policisë Gjyqësore (OCLCIFF), njoftuan mediat franceze.

Platini, i cili është një legjendë e futbollit francez, ka ushtruar detyrën e presidentit të UEFA-s nga 2007 deri në vitin 2015, derisa u ndalua nga Komiteti Etik i FIFA-s në lidhje me një hetim korrupsioni për shkak të dhënies së vendimit për organizimin e Botërorit 2022.

Katari u njoftua në dhjetor të vitit 2010 si nikoqir i ngjarjes më të madhe të futbollit në vitin 2022./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit