Mianmari jep pëlqimin për shpërndarjen e 1000 ton ndihma humanitare të Turqisë

0

Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit të Turqisë, njoftoi për pëlqimin e qeverisë së Mianmarit me shpërndarjen e 1000 ton ndihmave humanitare të Turqisë si vendi i parë ndihmues në mesin e myslimanëve Rohingia.

Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit të Turqisë, me anë të një deklarate për informim, deklaroi: “Të martën pas bisedës telefonike të Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë, me Aung San Suu Kyi, ministrin e punëve të jashtme të Mianmarit, është dhënë leja për hyrjen e ndihmave humanitare të Turqisë në provincën Rakhin”. Ibrahim Kalin në vazhdim tha se janë dërguar 1000 ton ndihma humanitare nga Turqia për myslimanët e shpërngulur Rohingia dhe këto ndihma do të shpërndahen në mesin e mijëra familjeve të cilat janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre për shkak të sulmeve të ushtrisë dhe budistëve ekstremistë. Vlen të theksohet se që nga 25 gushti e deri më tani gjatë një vale të re të agresionit të ushtrisë dhe budistëve ekstremistë të Mianmarit kundër myslimanëve Rohingia në provincën Rakhin të këtij vendi, janë vrarë me qindra persona. Rreth 100 mijë myslimanë Rohingia janë detyruar të shpërngulen nga vendbanimet e tyre për shkak të dhunës dhe agresionit të forcave të sigurisë së Mianmarit dhe janë strehuar në Bangladesh.