21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

MIANMAR – BUDISTËT VRASIN 10 MYSLIMANË

Më të lexuarat

Në Mianmar është duke u përshkallëzuar tensionimi midis Budistëve dhe Myslimanëve…

Pas vrasjes në mënyrë çnjerëzore të 10 myslimanëve nga budistët, sulmet e përgjakshme vijojnë pa ndërprerje…

Në perëndim të vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Edhe në Tailandë, vendin fqinj, vazhdojnë protestat kundër dhunës ndaj myslimanëve.

Mianmar që me emrin e vjetër njihej si ‘Burma’, është një nga vendet më të komplikuara të Azisë, për nga ana etnike.

Në këtë vend edhe gjatë fundjavës u organizuan sulme kundër myslimanëve.

Kryetari i Shtetit Thein Sein, pas ngjarjeve, në perëndim të vendit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Në rajon janë dërguar njësitë ushtarake, si dhe është ndaluar qarkullimi natën.

Tensionimi për arsye feje ka pasur jehonë edhe në Tailandë, vendin fqinj. Myslimanët u mblodhën në kryeqytetin Bangkok të Tailandës dhe në manifestimin e tyre kërkuan ndihmën ndërkombëtare për ndalimin e dhunës në Mianmar.

Protestuesit të cilët kanë hedhur pretendimin se ngjarjet janë ‘gjenocid’, i ftuan Kombet e Bashkuara të bëjnë detyrën e tyre për mbrojtjen e myslimanëve./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit