11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Meyer: Ndarja e Kosovës – zgjidhje e vetme!

Më të lexuarat

Ish kreu i CIA-s për Ballkanin, njëkohësisht profesor në Universitetin për Mbrojtje Nacionale, Steven Meyer, ka thënë se Kosova është në një konflikt të ngrirë dhe se ndarja është e vetmja zgjidhje e drejtë.
Në një intervistë për mediat serbe, Meyer thotë se pozicioni i Washingtonit ndaj Serbisë nuk ka ndryshuar në 15 vjet e fundit dhe se administrata amerikane edhe më tutje do ta mbështesë politikën e Kosovës së pavarur dhe qëndrimin se Serbia duhet të anëtarësohet në BE dhe në NATO.

“Por, në të ardhmen e afërt amerikanët nuk do të bëjnë presione ndaj Beogradit, derisa Beogradi nuk e qartëson pozicionin e vet. Pyetja e parë pra është jo se cila do të jetë politika amerikane, por cila do të jetë politika e Beogradit”, ka thënë Meyer për javoren “NIN”.

Ai vlerëson se Serbia e ka një shans për të ndryshuar dinamikën e marrëdhënieve me Washingtonin.

“Por, për ta bërë këtë duhet të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të jenë më pak e dëgjueshme – se qeveria e mëparshme – ndaj Washingtonit dhe Brukselit”.

Meyer thekson se qëndrimi i qeverisë së re serbe nda Kosovës nuk do të jetë ndryshe nga ai i qeverisë së mëparshme.

“Qeveria e re duhet të jetë e kujdesshme ndaj ndjeshmërisë së brendshme politike, ndaj çfarëdo hapi të papritur në drejtim të pranimit të pavarësisë së Kosovës. Në të njëjtën kohë, Beogradi nuk do ta ofendojë Washingtonin e as Brukselin, prandaj do të jetë po ashtu e kujdesshme që të mos i jap mbështetje as ndonjë qëndrimi nacionalist”, vlerëson Meyer. “Me pak fjalë, Kosova në thelb është një konflikt i ngrirë dhe nuk pres që kjo të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Ka 10 vite që flas se ndarja është zgjidhja e vetme”. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit