10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Meyer: Jam ithtar i ndarjes së Kosovës!

Më të lexuarat

Pritjet e Washingtonit ndaj Serbisë nuk kanë ndryshuar. SHBA-ja përpiqet që edhe më tutje të jetë e angazhuar sa i përket Serbisë, përkatësisht përafrimit të Beogradit BE-së, NATO-s dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës, tha analisti amerikan Stiven Meyer.

Sipas mendimit të tij, Beogradi në negociatat direkte me Prishtinën duhet të marrë një qëndrim “të caktuar dhe transparent” i cili do të kuptohej edhe në Perëndim.

“Siç e dini, ka vite që jam ithtar i ndarjes së Kosovës si opsion real dhe i realizueshëm, ndonëse ekzistojnë edhe një numër propozimesh që ia vlejnë të shqyrtohen”, tha Meyer në një intervistë për shërbimin serb të “Zërit të Amerikës”, transmeton QIK.

Sa i përket pritjeve reale të Serbisë që të hyjë në BE në dritën e “çështjes kontroverse të Kosovës”, Meyer tha se Washingtoni thekson që Serbia duhet të vazhdojë të lëvizë drejt Bashkimit Evropian.

Mirëpo, sipas tij, edhe “nën kushtet më ideale do të kalojë një kohë e gjatë para se Serbia të bëhet anëtare, për shkak të plotësimit të kushteve të shumta ekonomike, politike, juridike dhe diplomatike”.

“Serbia duhet të mendojë mirë nëse me të vërtetë dëshiron të bëhet anëtare e BE-së”, tha Meyer. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit