15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Metroja e Stambollit zë vendin e parë në Evropë për kapacitet

Më të lexuarat

Metroja e parë e komanduar (pa makinist) e Stambollit u zgjodh e para në Evropë për nga kapaciteti i pasagjerëve.

Metroja e parë e komanduar (pa makinist) e Stambollit u zgjodh e para në Evropë për nga kapaciteti i pasagjerëve.

Metroja e parë e këtij lloji, që përdoret në linjën Yskydar-Sanxhaktepe (Üsküdar-Sancaktepe), në studimin e bërë nga Unioni Ndërkombëtar i Transportit Publik (UITP) me qendër në Belgjikë, zuri vendin e parë në Evropë si metroja me kapacitetet më të lartë të transportit të pasagjerëve.

Unioni Ndërkombëtar i Transportit Publik, i themeluar në vitin 1885 dhe ka anëtarë nga 90 vende të ndryshme të botës, është gjithashtu edhe organizata më e madhe civile në botë.

Kjo organizatë shqyrtoi linjat e metrosë pa makinist (të komanduara) me kapacitetet mbi 500 udhëtarë në një udhëtim të vetëm.

Sipas këtij studimi, linja e metrosë së Bashkisë së Metropolit të Stambollit (İBB), që shërben në lagjet Yskydar-Ymranije-Çekmekëj-Sanxhaktepe (Üsküdar-Ümraniye-Çekmeköy-Sancaktepe) la pas metrotë e qyteteve të mëdha si Paris, Romë, Barcelonë etj.

Metroja autonome (e komanduar) e Stambollit mund të transportojë njëherësh 1 mijë e 620 pasagjerë.

Pas Stambollit vjen Roma me 1 mijë e 200 pasagjerë, Barcelona me 895 pasagjerë dhe Parisi me kapacitet 722 pasagjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit