Metoda e thjeshtë dhe mjaft efektive për të zgjedhur shalqirin e duhur

0
46

Kur shkoni për të blerë shalqi, nuk e dini asnjëherë se cilin të zgjidhni? Nëse përgjigjja është po, në këtë artikull do të gjeni përgjigjen e pyetjes suaj. Në fakt, ne do të zbulojmë një metodë për zgjedhjen e shalqirit.

shalqi

Metoda për të zgjedhur shalqirin

Kur zgjidhni shalqirin është mirë t’i kushtoni vëmendje karakteristikave të tij. Pamja e lëkurës, në fakt, mund të zbulojë nëse është i ëmbël dhe i shijshëm. Shalqinjtë e ëmbël kanë një pamje të rregullt, lëkura nuk ka të çara dhe forma është simetrike.

Për më tepër është e rëndësishme të merren parasysh 3 faktorë:

Ngjyra. Një shalqi i ëmbël ka një ngjyrë të gjelbër të errët. Një ngjyrë e çelët tregon cilësi të dobët.

Lëkura. Zona e verdhë në lëkurë tregon nëse shalqiri është pjekur sa duhet. Prandaj sa më e errët të jetë pjesa e verdhë aq më i pjekur dhe i shijshëm është shalqiri.

Pesha. Një shalqi i pjekur përbëhet nga 92% ujë dhe 6% sheqer. Kjo është arsyeja pse kur blini shalqi gjithmonë duhet të ngrini dy të të njëjtës madhësi dhe të zgjidhni atë që është më i rëndë. /Revista Psikologjia/