Metoda e denimit

0
63

Metoda e dënimit është metodë e mirë pedagogjike, e cila ka për qëllim dënimin praktik dhe rrahjen e njeriut, që nuk i ka zbatuar detyrat ose ka pasur sjellje të keqe, qoftë i madh ose i vogël.

Islami e pranon dënimin si një metodë të edukimit, andaj edhe përmendet në disa vende në Kur’an: “Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna,..”. (En-Nur: 2) “Vjedhësit dhe vjedhëses ia preni duart, si shpagim i veprës që bën, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë”. (El-Maide: 38)

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Ata që kanë qenë para jush janë shkatërruar sepse i ekzekutonin dënimet ndaj të dobtëve, kurse i linin pas dore ato me autoritet. Pasha Atë në Dorë të të Cilit është jeta ime, do t’ia preja dorën Fatimes poqëse do të bënte ndonjë gabim.”

Eshtë kuptim i gabuar ajo që thotë se edukata e suksesshme varet nga përdorimi i dënimit, vrazhdësisë dhe nënçmimit të njeriut, mirëpo e saktë është se edukatori duhet të përdorë shembëlltyrën e mirë, këshillën e dobishme, ose nxitjen dhe kërcënimin, e nëse kjo nuk bën dobi, atëherë të përdorë dënimin.

Kushtet e dënimit, “të rrahjes”, janë këto:

– Nuk lejohet ta rrahësh fëmijën pa i mbushur dhjetë vjet.

– Të rrihet fëmija pas dhjetë vjetëve, duke u mbështetur në hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Rrihni për lënien e namazit, kur ti mbushin dhjetë vjet.”

– Qëllimi i rrahjes të jetë përmirësimi.

– Vetë edukatori duhet ta rrahë fëmijën, e jo ta autorizojë ndonjë nxënës tjetër.

– Të mos e rrahë fëmijën kur është i hidhëruar.

– Ta rrahë në vend të sigurtë, si psh. në shputat e këmbëve, e t’i largohet fytyrës e kokës.

– Ta rrahë për ndonjë gabim të cilin e ka bërë.

– Të mos e rrahë me më shumë se dhjetë goditje, duke u mbështetur në një hadith, të cilin e transmeton Buhariu: “Mos e rrihni askënd përmbi dhjetë goditje, përveç gjatë ekzekutimit të ndonjë dënimi të sheriatit.”

– Mjeti rrahës të jetë i lehtë (shkopi) dhe i vogël që të mos shkaktojë dëme të mëdha te fëmija.

– Mos e përdorë shumë këtë metodë dhe të mos jetë rrahja me ashpërsi dhe vrazhdësi, me qëllim që të mos ndikojë negativisht në personalitetin e fëmijës.

Autor: Ummu Abdur-Rahman

Përktheu: Bekir Halimi

Publikimi i parë në AlbIslam: 24.3.2001