1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Metamorfoza e Jason Leger: Si u shndërrua nga antimusliman i tërbuar në adhurues i Islamit

Më të lexuarat

“Protestuesi që ofendoi Muslimanet gjatë një manifestimi në SHBA ka ndryshuar menjëherë mendje sapo është futur në xhami dhe ka parë me sytë e tij, se besimtarët janë njerëz normal që kanë devocion për Zotin dhe qytetarë të rregullt.

Kjo është historia e shkurtër e Jason Leger nga Phoenix, Arizona, i cili mori pjesë në një protestë anti-muslimane jashtë një xhamie, por nga besimtarët u ftua që të hyjë brenda dhe të shohë nga afër lutjet e besimtarëve.

Leger ishte njëri nga qindra protestuesit që morën pjesë në një tubim, i cili u organizua në përgjigje të një sulmi kundër ekspozitës së karikaturave të Profetit Muhamed në North Garland të SHBA.
Gjatë sulmit në fjalë, dy burra nga të cilët njëri mbështetës i vetshpallur i Isis-it – u qëlluan dhe u vranë nga policia.

“Kur pata mundësinë të ulem për një çast dhe t’i dëgjoj ata, pasi më herët u futa në xhami dhe pash disa nga lutjet e tyre, pashë se ishte një gjë e bukur, ndërsa ata u përgjigjën në disa nga pyetjet që kisha”, i tha kanalit Fox10, duke këmbëngulur se nuk do ta përsëris veprën: “Nuk dua të fyej apo t’i lëndoj më këta njerëz”-ka thënë ai.
“Mendoj se unë bashkë me disa njerëz duke përfshirë xhaxhain tim Paul dhe komunitetin musliman, pas bisedave që kishim ja kemi dalë që t’ndryshojmë mendimet e disa njerëzve, dhe ata kanë ndryshuar mendimet e tyre për mua” tha Jason.

Përgatiti: Bekim Laçi

/tësheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit