Meta: Presidenti të zgjidhet përtej mazhorancës

0
51

Kryetari LSI, Ilir Meta deklaroi sot nga selia e partisë që drejton se Kreu i ri i Shtetit duhet të zgjidhet me vota që kalojnë shumicën mazhoritare. Në konferencën për shtyp Meta tha se negociatat duhet të përshpejtohen në mënyrë që në datë 30 maj të votohet për një emër konkret.

“Për ta zgjedhur me shumicën qeverisëse, kjo është një cështje shumë e thjeshtë. Por, duhet që procesi të japë mesazhe të pjekurisë politike për një dialog konsensual dhe jo thjesht për përcaktimin e një emri”, tha Meta.

Sipas tij, dialogu dhe negociatat duhet të ecin më shpejt në mënyrë të hapur dhe kontruktive duke pasur në konsideratë që ditën e mërkurë duhet të zhvillohet raundi i parë.
“Në këtë drejtim duhen konsumuar të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje me raundin e parë. Qëndrimi i LSI-së ka qënë i hapur, parimor. Ne vlerësojmë edhe angazhimet e forcave të tjera politike që dëshirojnë të kontribuojnë për një zgjidhje që me raundin e parë. Minutët dhe orët që vijojnë duhet të menaxhohet në mënyrë më të përgjegjshme, më parimore por edhe konkretë, sepse nuk do të votojmë parimet por edhe për meratitat që mëshirojmë parimet”, tha kreu i LSI./kohaislame/