6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Meta ironi me votimet: Dekoratë për “Heroin e votave socialiste”

Më të lexuarat

Presidenti Ilir Meta ka ironizuar votimet e 30 qershorit, duke thënë se tani më duhet të shpik një dekoratë të re, atë të “Heroit të votave socialiste”. Ai po ashtu ka denoncuar me video votimet kolektive.

Statusi i plotë i Presidentit në facebook:

Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qendrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.

Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falenderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.

Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.
Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.

Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video.

https://www.facebook.com/watch/?v=2388326878063638

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit