7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Meta, gati ndryshimet në ministritë e tij

Më të lexuarat

Lëvizja Socialiste për Integrim duket e vendosur për ndryshime në qeveri. të paktën sa i përket përfaqësimit të kësaj force politike në kabinetin qeveritar.

Burime brenda LSI, bëjnë të ditur se kreu i LSI Ilir Meta ka bërë gati propozimet për kryeministrin Edi Rama në lidhje me ndryshimin e dy ministrave. Bëhet fjalë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Integrimit. Po të njëjtat burime saktësojnë se Meta ka ndërmend Vangjel Tavon si Ministër Integrimi dhe Petrit Vasilin si Ministër të Bujqësisë, respektivisht në vend të Klajda Gjoshës dhe Edmond Panaritit.

Në këtë mënyrë, LSI do të zyrtarizonte deklaratat dhe pretendimet e bëra publikisht përmes liderit të saj Meta apo edhe deputetëve të kësaj force politike, për impulse të reja në qeveri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit