14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Mesut Ozil zbulon pse nuk e këndon himnin e Gjermanisë

Më të lexuarat

Njëri nga futbollistët më meritor që Gjermania ngriti trofeun e Kupës së Botës në Kampionatin Botëror të kaluar “Brazil 2014”. kohëve të fundit është vënë në kritika të mëdha në Gjermani.

Gjithçka filloi pas takimit të tij dhe Ilkay Gundogan me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, disa javë më parë, nga dy lojtar që kanë prejardhje turke dhe që paraqiten për përfaqësuesen e Gjermanisë.E së fundmi u raportua se lojtarët e kombëtares së Gjermanisë, kanë mbajtur një takim ku është diskutuar për përjashtimin e Ozil nga skuadra gjermane, pasi paraqitja e tij ndaj Meksikës u kritikua shumë.

 

Derisa po zgjasin këto polemika, Mesut Ozil, po kritikohet po ashtu edhe për mos këndimin e himnit të Gjermanisë gjatë antonimit të tij para ndeshjeve dhe vet futbollisti ka dal me një deklaratë, e cila nuk është se do ta ndihmoj me gjasë situatën momentale të tij brenda “Die Mannschaft”.Ozil i ka arsyetuar veprimet e tij, duke thënë se ai nuk duhet të analizohet deri në secilin detaj, pas çdo ndeshjeje.

 

“Derisa intonohet himni, unë lutem dhe jam i sigurt se ky veprim i imi, do të na jap fuqi dhe vetëbesim që të shënojmë fitore, tha Ozil.

 

“Mendoj se është mëkat nëse unë apo ndonjë lojtar tjetër i skuadrës do të fajësoheshim, sepse njerëzit nuk janë të vetëdijshëm, pse jo të gjithë në kombëtare nuk e këndojnë himnin me zë të lartë”, deklaroi Mesut Ozil.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit