8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mësues, me iTunes U mund të ftoni studentët për kurse online

Më të lexuarat

Katalogu i edukimit online i Apple, iTunes Usapo ka azhurnuar aplikacionin e saj dhe ka shtuar një opsion të veçantë, duke e bërë më të lehtë punën për studentët dhe mësimdhënësit.

Tashmë, çdo pedagog mund të regjistrohet dhe të shpërdajë kurse online privatisht si dhe të ftojë studentët t’i ndjekin ato.

Fillimisht lansuar në 2007, iTunes U lejonte institucionet mësimdhënëse të menaxhonin dhe të shpërndanin materiale për studentët.

Pak kohë pas hedhjes në treg të iPad-it, iTunes U u pa si një mjet i mirë për të sjellë kurset online direkt në pajisjet mobile.

Përmes këtij aplikacioni, mësuesit mund të ngarkojnë përmbajtjen e kursit, të shtojnë materiale audio, video si dhe libra elektronik. Përveç këtyre, aplikacioni është një mjet mjaft i mirë për të mbajtur dhe menaxhuar shënimet.

Në janar u krijuan më tepër se 100 kurse pa pagesë në iTunes U nga 6 universitete.

Që nga ajo kohë, ka pasur mbi 14 milionë shkarkime të këtij aplikacioni dhe janë regjistruar mbi 700 shkolla dhe 125 kolegje/universitete. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit