6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Messi thyen edhe një rekord në La Liga

Më të lexuarat

Njëri nga futbollistët më të mirë në histori të La Ligas, Leo Messi sot ka thyer edhe një rekord në elitën e futbollit spanjoll.

Ylli i Barcelonës bëhet futbollisti me më së shumti gola në ndeshjen si vendas, raporton Goal.

Argjentinasi ishte një nga realizatorët në fitoren prej 4-0 kundër Deportivos, dhe me këtë gol e tejkalon legjendën e Atletico Madridit, Telmo Zarra si golashënuesi më i mirë në ndeshjet vendase.

Messi tejkalon Zarran, i cili kishte rekordin me 179 gola.

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo është i katërti në listë me 150 gola, prapa legjendës së Real Madridit, Alfredo Di Stefano, që ka 151 gola.

Messi tashmë është golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në histori të La Ligas, dhe sot shtoi edhe një rekord arritjeve të tij të shumta në futboll.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit