4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Messi thyen edhe një rekord, bëhet lojtari me më së shumti fitore në histori të La Ligas

Më të lexuarat

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka seleksionuar edhe një rekord të madh në kampionatin spanjoll, La Liga.

Messi po vazhdon të thyej rekorde çdo ditë e më shumë dhe ta shkruaj emrin e tij me shkronja të arta në futbollin botëror.

Një rekord të tillë, ylli argjentinas e ka arritur edhe dje (e shtunë) në fitoren e Barcelonës 2-0 ndaj Atletico Madridit.

Fitorja ndaj kryeqytetasve ishte e 335 në karrierën e Messit në La Liga duke e bërë atë lojtarin me më shumë fitore në histori të kësaj lige.

Me këtë fitore, Messi ka lënë pas vete dy legjendat e mëdha spanjolle, portierët Iker Casillas dhe Andoni Zubizarreta me nga 334 fitore.

Ky rekord i pesë herë fituesit të Topit të Artë mund të thellohet edhe më shumë pasi nuk ka indikacione për një largim të tij nga Barcelona.

Lojtari i vetëm aktiv që mund t’ia rrezikoj deri diku këtë rekord është kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos me 301 fitore në La Liga./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit