14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Messi “përshëndet” Arsenalin nga Liga e Kampionëve

Më të lexuarat

Barcelona ka mposhtur Arsenalin në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve në takimin e parë në Londër me rezultat 0 me 2.

Leo Messi ishte më meritori për këtë fitore me dy gola të shënuar.

Argjentinasi theu akullin ndaj Petr Cechut duke shënuar fillimisht në minutën e 71-të, pas një kundërsulmi të organizuar.

12 minuta më vonë, Messi fitoi një penalti pas një ndërhyrje jo të rregullt të Mathieu Flaminis, që u inkuadrua vetëm një minutë më herët. Nga pika e bardhë, Messi u tregua i saktë për 2 me 0 duke bërë që Barcelona në takimin e kthimit të jetë shumë më e relaksuar.

Takimi i kthimit zhvillohet më 16 mars në Camp Nou.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit