9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Messi fitues i “Këpucës së Artë” për të katërtën herë

Më të lexuarat

Futbollisti argjentinas Lionel Messi eshtë fitues i “Këpucës të Artë” për Evropë në sezonin 2016/17, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për yllin e Barcellonës kjo është hera e katërt që merr çmimin e golashënuesit më të mirë të ligave kombëtare të Evropës, me çka u barazua me Cristiano Ronaldon, nga ekipi rival i Real Madridit.

Messi shënoi 37 gola në La Ligë duke tejkaluar Basto Dost i cili për ekipin portugez Sporting Lisbona shënoi 34 gola.

Më parë 30 vjeçari Messi fitoi “Këpucën e Artë” në sezonin 2009/10 (34 gola), 2011/12 (50 gola) dhe 2012/13 (34 gola).

“Kurrë veten nuk e kam konsideruar sulmues. Kam pasur fat të mjaftueshëm sa për të shënuar gola. Njëkohësisht jam rritur brenda dhe jashtë terrenit. Vazhdoj të përmirësoj lojën time duke aplikuar risi dhe gjithnjë e më shumë shijoj futbollin”, ka thënë Messi dhe iu falënderuar bashkëlojtarëve të Barcelonës të cilët e kanë ndihmuar për të shënuar gjithë këto gola.

Në tetë vitet e fundit “Këpucën e Artë” e kanë fituar vetëm Ronaldo, Messi dhe Suarez, i cili asokohe luante në Liverpool të Anglisë.

“Këpuca e Artë” ndahet nga Mediat Sportive të Evropës (ESM), shoqatat që grumbullojnë publikimet në Evropë në lidhje me futbollin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit