11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Messi fiton “Këpucën e Artë” për herë të pestë

Më të lexuarat

Futbollisti argjentinas Lionel Messi ka fituar “Këpucën e Artë” për herë të pestë në karrierë për sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë në të gjitha ligat e Evropës.Me këtë çmim sulmuesi i Barcelonës, Messi barazohet me Cristiano Ronaldo-n.

Messi sezonin e kaluar shënoi 34 gola në ligën spanjolle për të çuar Barcelonën drejt titullit. Sulmuesi i Liverpool-it, Muhamed Salah ishte golashënuesi i dytë kryesor i ligave të Evropës me 32 gola në Angli.

Messi po ashtu fitoi këtë çmim në vitin 2009-10 (34 gola), 2011-12 (50), 2012-13 (46) dhe 2016-17 (37).

Messi (31 vjeç) është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Barcelonën, ku në 655 ndeshje ka shënuar 572 gola.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit