16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Messengeri shton “bisedat private”

Më të lexuarat

Facebooku ka njoftuar se shumë shpejtë do të shtojë bisedat private në aplikacionin Messenger.

Rrjeti social edhe pse po shijon sukseset e aplikacionit tjetër të bisedave “WhatsApp”, të cilin e ka blerë për 19 miliardë dollarë, ka vendosur që ta përforcojë edhe Messengerin.

Gjiganti teknologjik ka bërë të ditur sot se do të fillojë testimin e “bisedave sekrete” brenda Messengerit që pritet të ketë edhe enkriptimin “end-to-end”, transmeton Koha.net. “Bisedat sekrete” mund të realizohen vetëm përmes dy pajisjeve me të cilat komunikojnë përdoruesit e Messengerit.

Messengerin e përdorin rreth 900 milionë njerëz nëpër botë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit