12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Mësoni disiplinën nga japonezët

Më të lexuarat

Populli japonez ka një disiplinë për tu admiruar, gjë të cilën e pikas në çdo cep të vendit. Gjatë shpërthimit të stacionit bërthamor të fundit, për shkak të cunamit, japonezët manifestuan morale dhe disiplinë tepër të lartë. Më poshtë, do të sjellim dhjetë nga këto morale:

Qetësia:

Me gjithë shkatërrimin dhe viktimat e shumta, askush nuk shihej duke ulëritur dhe shkulur flokët.

Respekti:

Kudo shihje radhë të gjata për tu furnizuar me ujë dhe ushqime. Kudo mbretëronte respekti për tjetrin. Askush nuk shtyhej dhe nuk hynte pa radhë. S’bëhej fjalë për fjalë fyese dhe banale.

Zotësia:

Ndërtesat ishin ndërtuar me shumë zotësi. Shumë prej tyre anoheshin, por nuk shembeshin përtokë.

Dhembshuria:

Njerëzit blinin aq sa u nevojitej për një ditë, kështu të gjithë mund të furnizoheshin me ushqime.

Disiplina:

S’bëhej fjalë për kaos në linjat rrugore, as bori makinash, as parkime mbi trotuare.

Sakrifica:

Pesëdhjetë punonjës të stacionit bërthamor, me gjithë rrezikun e vdekjes, preferuan të qëndrojnë në vendin e punës, për të hedhur ujë deti për ftohjen e vatrave. Nuk bëhej fjalë as për shpërblim për këtë akt.

Të mirë trajnuar:

Të vegjël e të mëdhenj, e dinin mirë çfarë duhej bërë në raste fatkeqësish.

Mediat:

Mbulim dhe transmetim i mahnitshëm. Nuk bëhej fjalë për korrespondentë mendjelehtë. Kudo shihje raporte të qeta, të cilat qetësonin situatën. Ajo që ishte më e rëndësishme, gjithçka që transmetohej ishte e vërtetë.

Ndërgjegje:

Kur ndërpritej energjia elektrike në supermarkete, njerëzit i kthenin në rafte gjithçka që mbanin në duar dhe në karroca dhe dilnin me qetësi. Nuk u shënua asnjë orvatje për të vjedhur.

E mira buron nga zemra e njeriut. Këto ishin disa nga virtytet e japonezëve, një popull i mrekullueshëm dhe i kulturuar.

Sipas raporteve të policisë vendase, ishte mbledhur një shumë prej 86 milionë dollarësh, të cilat u ishin gjendur kufomave të cunamit dhe në rrënojat e shtëpive.

Elmaz Fida

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit