3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Mësim nga ky tregim: Veprat vlerësohen sipas përfundimeve

Më të lexuarat

Ishte një murator i cili ishte plakur duke punuar te një punëdhënës, dhe në një rast i kërkoi që ta pensiononte, në mënyrë që pjesën tjetër të jetës të mund ta kalonte me gruan dhe fëmijët e tij. Punëdhënësi ia refuzoi kërkesën e muratorit dhe i premtoi se do t’ia rriste pagën nëse do të mbetej në punë, sepse ishte i kënaqur me cilësinë e punës së tij.

Mirëpo, muratori insistoi në kërkesën e tij dhe punëdhënësi e pranoi atë, por me një kusht. Në fakt, punëdhënësi i tha muratorit që ta ndërtojë vetëm edhe një shtëpi, dhe pastaj do ta paguante dhe ta dërgonte në pension të merituar. Muratori pa dëshirë ra dakord dhe filloi ta ndërtonte shtëpinë. Duke e ditur se kjo ishte shtëpia e tij e fundit që do ta ndërtojë, ai nuk i kushtoi vëmendje të mjaftueshme; e përdori materialin më të dobët dhe deshi që ta përfundonte punën sa më shpejt që të jetë e mundur. Kështu, kjo shtëpi që e ndërtoi, fare nuk u përngjante ndërtesave të bukura të cilat ai i kishte ndërtuar gjatë viteve të tij të shumta të punës.

Kur mjeshtri i vjetër e përfundoi ndërtimin, ia dorëzoi punëdhënësit çelësat e shtëpisë së re dhe e luti që ta lejojë më në fund, ta lë punën dhe të shkojë në pension të merituar.

Mirëpo, punëdhënësi e ndaloi dhe i tha: “Kjo shtëpi është dhurata ime për ty për të gjitha vitet e punës së vlefshme dhe të përkushtuar në kompaninë time. Shpresoj se do ta pranosh këtë dhuratë prej meje!”

Muratorit të vjetër gati i ra të fikët nga befasia, sepse po ta dinte se me ndërtimin e fundit, në fakt, po e ndërtonte shtëpinë në të cilën vetë do të jetojë, do ta ndërtonte më të mirë dhe më cilësore se të gjitha shtëpitë e tjera që kishte ndërtuar .

Tregimi na mëson se, në fakt, secili prej nesh është murator në këtë jetë, dhe se duhet të kujdesemi mirë për cilësinë dhe bukurinë e ndërtesave që ndërtojmë, veçanërisht nëse e dimë se në këtë botë ne e ndërtojmë “ndërtesën”, në të cilën ne do të jetojmë në botën tjetër, në përjetësi.

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit