7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mesazhi prekës për nënën, i studentit që vdiq në xhami

Më të lexuarat

Alban Veliu, student në fakultetin ekonomik, mbylli sytë përgjithmon nga kjo botë, për të shkuar në botën tjetër, atje ku e ka të garantuar paqen. Dha shpirt në momentin kur ishte duke ia thënë fjalët më të mira Krijuesit!

Vdekja e tij ka bërë jehonë të madhe në tërë Kosovën dhe më gjerë për mënyrën sesi vdiq. Shokët e kujtojnë si djalë fjalëpak e punë shumë. Një njeri që respektonte të gjithë, e sidomos respekt të jashtëzakonshëm për familjen e vecmas për nënën.

Më poshtë mund të lexoni fjalët që ia kishte dedikuar nënës së tij muaj më parë:

Plakem, e për nënën time jam gjithnjë i vogël, ulem e te ajo jam gjithnjë fëmij. E vetmja ajo per mua ka derdhur lot, qumësht dhe gjak. Të gjithë më kanë harruar por jo edhe nëna ime. Të gjithë më kanë lënë përveç nënës sime. Bota për mua u ndryshua por jo edhe nëna ime. Për Zotin nënë sa herë i ke fshirë lotët prej fytyrës kur kam shkuar në rruge? Sa netë i ke kaluar pa gjumë kur të kam munguar? Sa netë i ke kaluar pranë meje kur kam qenë i sëmurë.
Nënë………..
Kur kthehesha nga udhëtimi më prisje në derë me sy të përlotur nga gëzimi. Ndërsa kur udhëtoja më përcillje me pikëllim në zemer.
Nënë…………….
Më kë bartur në prehër me dhimbje dhe vuatje. Më linde me klithma dhe rënkime, më përqafove dhe më prite me puthje, me buzëqeshje. 
Nnënë…………
Asnjëheër nuk ke qarë derisa isha zgjuar. Nuk ke pushuar derisa nuk më ke parë mua të lumtur. Kur unë buzëqeshja, buzëqeshje edhe ti, edhe pse nuk e dije shkakun. Ndërsa kur vija i pikëlluar, ti qaje edhe pse nuk e dije shkakun. Tek ti isha i falur para se te gaboja dhe e harroje gabimin tim para se të kërkoja falje.
Nënë…………
Kush me lavdëronte ti i besoje edhe sikur të më shpallnin mbret të njerëzve. Ndërsa, kush më kritikonte ti nuk i besoje edhe sikur të sillte dëshmitarët më besnik. Vetëm ti ke qenë e preokupuar me brengën ndaj meje.
Nënë………..
Unë jam gjëja më e rëndësishem për ty, tregimi im i bukur, dëshira më e ëmbë. Këto më bëjnë të ndihem mirë. Ndërsa, ti mendon se kjo nuk është e mjaftueshme, dhe shkrihesh nga mallëngjimi për mua.
Nënë………..
Sikur të mundem qe me lot falënderimi ti lajë këmbët tua nga turpi.
Nënë……….
Do të doja sikur të mundem ta marrë vdekjen tënde dhe çdo gjë të këndshme që të ndodh.
Sakrifikohem per ty, e di apo nuk e di….? 
ZOTI I IM MËSHIROJ ATA TË DY SIKURSE MË EDUKUAN MUA KUR ISHA I VOGËL. (El Isra 24)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit