12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mesazhi i jashtëzakonshëm në bluzën e Mo Salah do të ngjallë të rrënqethura te fansat e Liverpoolit

Më të lexuarat

Mohamed Salah nuk arriti të rikuperohet në kohë për ndeshjen sensacionale mes Liverpoolit dhe Barcelonës në ”Anfield”.

”Të Kuqtë” e Jurgen Kloppit arritën të bëjnë çmendurinë, duke përmbysur disavantazhin prej 3-0 nga ndeshja e parë, për të triumfuar 4-0 në përballjen e dytë, shkruan Periskopi.

Dy gola nga Divock Origi dhe dy të tjerë nga Gini Wijnaldum i mjaftuan skuadrës nga ”Merseyside” që të kompletojnë një rikthim tjetër të jashtëzakonshëm në ”Anfield”.

Salah ishte në tribuna për t’i dhënë përkrahjen skuadrës së tij nga larg.

Ajo që ra në sy është bluza e egjiptianit me shkrimin: ”Asnjëherë mos u dorëzo.”

Kjo thënie u shëndrrua në realitet për anglezët, të cilët arritën të bëjnë të pamundurën sonte.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit