6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mesazhi hit i një tifozi arab në Camp Nou: Terrorizmi nuk ka fe! Barcelona nuk ka frikë!”

Më të lexuarat

Ekipi i Barcelonës e nisi sezonin e ri futbollistik jo si herët e tjera. Fitorja e tyre 2-0 ndaj Betis-it u arrit nën hijen e një gjendjeje dëshpëruese nga sulmet terroriste që u morrën jetën 14 personave dhe plagosën më shumë se 100 të tjerë.

Lojtarët katalanas u shfaqën në stadium me veshje të veçanta, në të cilat në vend të emrave të tyre shkruhej “Barcelona”, si një mesazh për gjithë çka ndodhi pak ditë më parë.

Sakaq, tifozët brenda Camp Nou-t nuk kanë mundur të fshehin lotët, ndërsa ra në sy një tifoz arab i cili u vu në qendër të vëmendjes për shkak të mesazhit të mrekullueshëm që përcolli gjatë gjithë lojës.

“Duhet të bashkohemi kundër terrorizmit. Terrorizmi nuk ka fe! Barcelona nuk ka frikë!”, shkruhej në pankartën që mbajti ky arab. Kjo bëri që fotoja me të, të bëhej shumë shpejt virale duke u shpërndarë anekënd botës. /tesheshi.com/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit