8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mesazhi emocionues i hoxhës së xhamisë ku vdiq Alban Veliu

Më të lexuarat

Vdekja e studentit, Alban Veliu, gjatë faljes së namazit ka tronditur opinioni, ngase Zoti e mori pran veti një djalë të ri në lulen e rinisë së tij.

Mesazhe ngullimi po “vlojnë” nëpër internet, e një të tillë mjaftë emocionues  e ka shkruar edhe hoxha i xhamisë ku vdiq, Albani, Husamedin Abazi.

Mesazhi i hoxhë Husamedin Aabazi:

Alban, u prefshë në Paqen Apsolute, në Xhennet!

Ishe shembull jo vetëm për studentët dhe shokët por edhe për ne qe jemi më të moshuar.

Do na mungon heshtja jote (e cila na fliste) dhe nuri yt i cili reflektonte gjallëri. Largimi yt per në Boten e Vërtetë nga Xhamia gjatë ngritjes së duarve per Tekbirin fillestarë ne Namazin e Akshamit ishte vula e gjithë jetës tënde në mesin tonë.
O Allah, strehoje Albanin në Firdeusin më të Lartë! Ndërsa familjes dhe gjithë shokëve dhe miqëve(jo të pakët) të Albanit epju sabrin dhe gajretin.

Shoku yt:
Husamedin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit