7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mesazh nga një prift: “Vetëm një Saladin mund të kryej punë”

Më të lexuarat

Vetëm një Saladin i ri do ta çlirojë Palestinën nga okupimi, tha prifti Manuel Musallam, anëtar i Komitetit Kristiano-Islamik në mbështetje të Jeruzalemit dhe vendeve të shenjta.

Ai shpjegoi se rruga për çlirimin e Jerusalemit do të fillojë në Gaza dhe do të duhej të lindte një Saladin i ri për të çliruar vendin nga pushtimi. Ai iu referua kështu Sultanit të parë të Egjiptit dhe Sirisë, Saladit, forcat e të cilit e cliruan Palestinën nga tmerri i kryqëzatave në vitin 1187.

Ai tha se Saladini i ri mund të jetë Muhamed, Mahmud ose Manuel, duke theksuar se ai mund të ndjekë çdo besim, por duhet të jetë në gjendje të luftojë kundër okupimit izraelit.

Duke bërë thirrje për rekrutim të detyrueshëm nga të gjitha fraksionet politike palestineze, Musallam tha se mbështet luftëtarët që përdorin tunele për të hyrë në kazermat e ushtrisë izraelite, duke thënë se krimet izraelite ndaj palestinezëve thyejnë cdo normë ndërkombëtare dhe njërëzore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit